Barcelona pret një marrëveshje të re me Messi-n

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona dhe lidhja e tij me klubin do të zgjasë përgjithmonë, sipas presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Yllit argjentinas i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet në kontratën e tij me Barcelonën, dhe do t’i mbushë 34 vjet kur t’i skadojë kontrata.

“Leo Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë Bartomeu për RKB.

“Ai është lojtar klubi dhe lidhja do të vazhdojë përgjithmonë”.

“Ai na ka thënë se dëshiron që të vazhdojë. Ia kemi ofruar një kontratë të re mbi pesë vjet dhe shpresoj që do të vazhdojmë ta diskutojmë këtë marrëveshje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme