Barcelona publikon listën e lojtarëve të ftuar në takimin e dytë përballë PSG-së, mungojnë shumë lojtarë kyç

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase pësoi humbje 4-1 në Camp Nou në muajin e kaluar, derisa nesër (e mërkure) nga ora 21:00 do të shpresojë të përmbysë rezultatin.

Barcelona e di se do të jetë mjaftë e vështirë të realizojë një gjë të tillë, mirëpo do të tentojë të bëjë atë që e kishte bërë para disa vitesh, por që natyrisht se nuk e ka më cilësinë.

Për këtë sfidë, Ronald Koeman do të jetë pa lojtarët si Philippe Coutinhon, Gerard Piquen, Ansu Fatin, Sergi Roberton dhe Ronald Araujon, që janë të lënduar.

Lista e plotë e Barcelonës:

Ter Stegen, Dest, Sergio, Griezmann, Pjanic, Braithwaite, Messi, Dembele, Puig, Neto, Lenglet, Pedri, Trincao, Alba, De Jong, Umtiti, Junior, Pena, Ilaix, Mingueza, Konrad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme