Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 16:15.

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle do ta luajnë El Clasicon e 238 në histori në gara zyrtare.

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave është zhvilluar më 6 maj të këtij viti pikërisht në Camp Nou ku rezultati në fund ishte i barabartë 2-2.

Në këtë takim gjigant adhuruesit e futbollit nuk do të mund ta shohin Lionel Messin me fanellën e Barcelonës pasi argjentinasi është i lënduar.

Dy trajnerët, Ernesto Valverde dhe Julian Lopetegui kanë përgatitur ekipet për këtë sfidë të rëndësishme.

Si Barcelona ashtu edhe Real Madridi nuk e kanë nisur siç është më së miri këtë edicion në La Liga dhe synojnë fitore.

Lionel Messin te Barcelona në këtë takim pritet ta zëvendësojë sulmuesi i talentuar francez, Ousmane Dembele.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitic, Arthur, Dembele, Suarez, Coutinho.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Nacho, Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Benzema, Asensio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme