Barcelona rrëmben pozitën e dytë pas fitores ndaj Bilbaos

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka fituar përballjen ndaj Athletico Bilbaos me rezultat 2:1 dhe e ka rrëmbyer pozitën e dytë në renditje.

Lionel Messi shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 20-të për epërsinë e parë të Barcelonës. Për argjentinasin ishte goli i 12-të sezonal.

Në fillim të pjesë së dytë, mysafirët ia dolën që të barazojnë rezultatin me autogolin e Jordi Albas.

Por, Barcelona nuk u ndal dhe në minutën e 75-të, Antoine Griezmann shënoi për t’ia siguruar 3 pikë vendasve.

Me këtë triumf, Barça ka kaluar në vendin e dytë në renditje me 40 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi një pozitën më poshtë.

Ndërkohë, ka 10 pikë me pak dhe një ndeshje më shumë të luajtur se sa Atletico Madridi që është lider i La Ligës.

Të ngjashme