Barcelona s’e ka në shitje Rakitiqin

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Ivan Rakitiq nuk do të largohet nga Barcelona.

Është klubi katalanas që ka mohuar thashethemet që e lidhnin kroatin me kalimin në Paris Saint-Germian, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Klan Kosova.

Është raportuar se Rakitiq e ka vënë në shitje shtëpinë në Barcelonë, që është parë si hapi i parë i kalimit të tij në Paris.

Por sipas konfirmimit të fundit nga Camp Nou, Rakitiq nuk do të shkojë gjëkund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme