Barcelona shfaq interesim për mbrojtësin e Las Palmasit

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 10:17 | Nga

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona po planifikon ta transferojë mbrojtësin e Las Palmasit, Michel Macedo, gjatë verës.

Thuhet se Luis Enrique e sheh Macedon si zëvendësues të Aleix Vidalit, i cili do të mungojë gjatë pasi ka thyer komben.

Por, Barcelona duhet t’i bëjë një ofertë joshëse Las Palmasit për ta liruar brazilianin, të cilin e transferuan gjatë verës së shkuar nga Atletico Mineiro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme