Barcelona shkatërron Unitedin, Messi fantastik

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Manchester Unitedin në të dy ndeshjet çerekfinale.

Në ndeshjen e parë në “Old Trafford” Barcelona kishte fituar me rezultat prej 0-1, derisa sonte në Camp Nou fitoi me rezultat prej 3 me 0.

Leo Messi pati sonte paraqitje fantastike duke shënuar dy gola.

Kurse golin e tretë e shënoi Philippe Coutinho në minutën 61.

Braziliani shënoi gol të jashtëzakonshëm me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

Për Coutinhon asistoi Jordi Alba.

Në gjysmëfinale Barcelona e pret fituesin e takimit Porto – Liverpool, që luhet nesër nga ora 21:00.

Të ngjashme