Barcelona shtyn Arthur Melon drejt kalimit te Juventusi

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Gazeta spanjolle AS raporton se Barcelona po tenton të bind Athuer Melon që të kalojë te Juventusi si pjesë e shkëmbimit me Miralem Pjanicin.

Ditët e fundit është raportuar se mesfushori brazilian nuk e ka në plan të largohet nga Camp Nou, derisa Blaugranasit nuk e shohin atë në planet e tyre.

Ai u transferua te Barcelona në vitin 2018 nga Gremio për 31 milionë euro, derisa nuk ka arritur të përshtatet edhe aq në lojën e tyre.

23-vjeçari tani lidhet me një shkëmbim me mesfushorin boshnjak që është i gatshëm që të vazhdojë karrierën në Spanjë.

Juventusi e pëlqen transferimin e Melos dhe marrëveshja për ta është e përfunduar, mirëpo Barcelona duhet të bind lojtarin që të kalojë në Torino.

Arthur deri më tani në këtë edicion ka bërë 23 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme