“Barcelona s’ka nevojë për sulmues, ka Griezmannin”

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Barça do të jetë pa Luis Suarezin për një kohë në pjesën e dytë të sezonit.

Është raportuar se katalonasit do të shikojnë për opsione të ndryshme në afatin kalimtar të janarit, për të përforcuar sulmin që do t’i ndihmonte ata në arritjen e objektivave këtë sezon.

Megjithatë, Gus Poyet, legjenda e Chelsea, mendon se Barcelona s’ka nevojë për të blerë një zëvendësues për Luis Suarez.

Sipas tij, Barça tashmë ka në skuadër dhe ai është Antoine Griezmann, që duhet të përdoret në qendër të sulmit të katalonasve.

“Situata e Suarez është 100 për qind e ngjashme me lëndimin e Harry Kane, s’ka asnjë diferencë”, tha Poyet. “Problemi është se Barça s’mund të gjejë një sulmues që do të pranonte derisa Suarez të jetë duke luajtur”.

“Ata megjithatë, kanë në skuadër një djalosh që mund ta zëvendësojë Suarezin, ai është Griezmann. Kështu, nuk do të dëshpërohesha për të gjetur një sulmues. Varet se edhe çfarë do Quique Seiten”./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme