Barcelona synon të rinovojë kontratën e Ter Stegenit deri në vitin 2024

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke vazhduar bisedimet për kontratë të re me portierin gjerman Marc-Andre ter Stegen, shkruan gazeta “Sport” të hënën, transmeton Koha.net.

Krerët e Barçës po shpresojnë të lidhin në kontratë afatgjate Ter Stegenin, që vlerësohet si një nga portierët më të mirë në botë.

Mirëpo, Ter Stegen nuk është duke nxituar për të vazhduar kontratën, ndonëse te Barcelona janë optimist se mund të vazhdojnë kontratën e tij deri në vitin 2024.

Kontrata aktuale e Ter Stegenit skadon në verën e vitit 2022. Portieri 27-vjeçar po kërkohet nga Chelsea. Portieri gjerman po insiston të bëhet futbollisti i dytë më i paguar te Barcelona, pas Lionel Messit, gjë që ka ngadalësuar bisedimet për kontratën e re.

Të ngjashme