Barcelona synon transferimin e Justin Kluivert për zëvendësimin e Ousmane Dembeles

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po përgatitet ta shes sulmuesin francez Ousmane Dembele, edhe përkundër se kishte shpenzuar mbi 100 milionë euro për transferimin e tij.

Katalunasit janë lodhur nga lëndimet e shpeshta të lojtarit dhe kjo është arsyeja që e kanë vendosur në tregun e transferimeve.

Kampioni në fuqi i Spanjës synon që të fitojë më shumë se 60 milionë euro nga shitja e Dembeles në verë.

Barça ka gjetur tanimë zëvendësimin për të dhe janë duke u interesuar ta sjellin në Camp Nou, anësorin holandez Justin Kluivert.

Justin Kluivert . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Sulmuesi i Romës ka kaluar dy sezone në kryeqytetin italian dhe po kërkohet nga disa skuadra të ndryshme pasi pritet shitja e tij.

Roma do ta shes Kluivertin për ta përmirësuar bilancin financiar dhe skuadrat si Arsenal, Everton dhe Fiorentina kanë treguar interesim për të.

Për interesimi i Barcelonës ka bërë që Kluivert të mos ngutet sa i përket të ardhmes, pasi ëndrra e tij është të vesh fanellën e Blaugranëve.

Justin Kluivert . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

21-vjeçari shpreson që Barcelona të bëjë ofertë dhe të luaj për kataluansit, njëjtë siç kishte vepruar babai i tij Patrick Kluivert.

Në anën tjetër Roma është gati të heqë dorë nga ylli i tyre për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Të ngjashme