Barcelona tërhiqet nga oferta për rinovimin e Messit

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 10:13 | Nga

Barcelona është tërhequr nga bisedimet për kontratën e re për Lionel Messin, për tu kthyer brenda këtyre dite me një propozim të ri.

Sipas asaj që shkruan Sport klubi i Barcelonës është tërhequr aktualisht nga bisedimet për kontratën e re të argjentinasit.

Mësohet se bisedimet janë shtyrë pasi drejtorët Oscar Grau dhe Pere Gratacos, i kanë kërkuar kohë Messit që t’i përmbushin kërkesat e tij.

Për këtë u përkujdes personalisht presidenti Josep Maria Bartomeu i cili tha klubi dëshiron që Messi të qëndrojë.

Oferta e re dhe rinovimi do të ndodh jo më larg se në fund të muajit janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme