Barcelona thumbon Ronaldon, cilëson Messin dhe Buffonin si dy më të mëdhenjtë e futbollit botëror

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Barcelona duket se nuk ka asnjë simpati për Cristiano Ronaldon, duke e injoruar atë në postimin e tyre në fundit në Twitter.

Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Juventusit në Camp Nou ndaj skuadrës katalunase.

Duket se ato dy gola i kanë lënë shije të hidhur Barcelonës, që e ka injoruar pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Blaugranasit kanë publikuar një foto të Lionel Messit me Gianluigi Buffonin duke shkëmbyer fanellat në fund të takimit.

“Dy të mëdhenjtë e futbollit botëror” – shkruhet në faqen e Barcelonës në rrjetin social.

Duket se ky postim si hakmarrje ndaj atij të mbrëmshëm të Juventusit, që e i thumboi me postimin për Ronaldon, duke e quajtur si G.O.A.T i futbollit. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme