Barcelona transferon Arthur Melon

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:38 | Nga

Barcelona ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri që pritet të startojë në muajin gusht.

Katalunasit kanë njoftuar se edhe zyrtarisht në radhët e veta sollën mesfushorin e skuadrës së Gremios, Arthur Melon.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë që vlen deri në vitin 2024 dhe kap shifrat e 31 milionë eurove, nëntë milionë shtesë në formë të bonuseve.

Klubi katalonas po ashtu ka njoftuar se klauzola e largimit të lojtarit është 400 milionë euro.

Theksojmë se 22-vjeçari deri më tani me klubin brazilian kishte fituar Kupën e Brazilit dhe Kupën Libertadores.

Ndryshe, kampioni aktual spanjoll ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me tre lojtarë të akademisë – Minguezan, Guillem Jaimen dhe Jandron.

#EnjoyArthur: Facts & figures

? Here is @arthurhmelo, Barça´s new signing ?? Así es Arthur, nuevo jugador del Barça ? Així és Arthur, nou jugador del Barça ⚽️ #EnjoyArthur?? #EnjoyBarça

Posted by FC Barcelona on Monday, July 9, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme