Barcelona triumfon ndaj Getafes, i qëndron hije Real Madridit

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Getafes në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në La Liga.

Klubi katalunas ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke i qëndruar si hije liderit, Real Madridit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, ndërsa shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të me anë të Allan Nyom, i cili kaloi Getafen në epërsi, por iu anulua nga VAR-i.

Barcelona golin e parë e gjeti në minutën e 33-të me anë të Antoine Griezmann që shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pas asistimit magjik të Lionel Messit, transmeton telegrafi.

Gjashtë minuta më vonë ishte Sergio Roberto, i cili shënoi gjithashtu gol të bukur për ta quar Barcelonën në pushim me epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona luajti më mirë dhe krijoi më shumë raste, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 66-të dhe ishte Angel, i cili nuk i la kohë reagimi portierit Marc-Andre Ter Stegen për ta quar rezultatin në 2-1 që ishte edhe përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 52 pikë në vendin e dytë, po aq sa ka lideri Reali me një ndeshje më pak, ndërsa Getafe renditet e tretë me 42 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Eibarin, ndërsa Getafe e pret Sevillan. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme