Barcelona vihet pas talentit kolumbian

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 17:42 | Nga

Barcelona pritet që të nënshkruaj shumë shpejt me talentin kolumbian Camilo Hernandez

Kolumbiani ka pasur një start të mirë në Europë dhe është parë duke e shikuar ekipin B të Blaugrana në Kataloni.

Juan Camilo Hernandez mund të mos jetë shumë i njohur pasi që luan në Watford kurse tani është në ligën e dytë, por më nuk pritet që të jetë në këtë ligë. Tinejxheri është i huazuar të Huesca dhe është duke shkëlqyer në ligën e dytë spanjolle me Barcelonën që është duke e përcjell nga afër kolumbianin.

Hernandez ishte dërguar menjëherë në Spanjë nga Watfordi për shkak se nuk ka pasur asnjë paraqitje me Kombëtaren. Por ai ka treguar talentin e tij në këtë sezon në Liga B.

18 vjeçari deri me tani ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje për Huescan, një statistikë që e ka bërë mesfushorin më të kërkuar për momentin nga ekipet e mëdha me favorit Barcelonën për të nënshkruar më të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme