Barcelona “vjedh” përforcimin e Juventusit

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 10:14 | Nga

Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Axel Witsel.

Axel Witsel ishte afër transferimit në Juventus në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Zenit St Petersburg prapë konsiderohet si përforcim i ardhshëm i “Bianconerëve” në janar.

Por, “Calciomercato.com” raporton se në garë ka hyrë edhe Barcelona.

Kampioni i La Ligës është i gatshëm të fitojë duelin me Juventusin për transferimin e Witselit.

Reprezentuesi belg do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, kur do të skadojë kontrata e tij me Zenit St Petersburg.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme