Barcelonës i mbaron durimi me agjentin e Dembeles – francezi pritet të shitet në këtë verë

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka filluar të humb durimin me agjentin e Ousmane Dembeles shkaku i bisedimeve për vazhdimin e kontratës.

Skuadra katalunase ka kohë që i ka ofruar francezit mundësinë për të rinovuar marrëveshjen, mirëpo ende nuk ka veprim konkret nga ky i fundit.

Agjenti Moussa Sissoko është duke pritur një ofertë më të lartë nga Barcelona, në mënyrë që të pranojë kontratën e re.

Por, Blaugranasit i kanë bërë me dije agjentit dhe lojtarit se kushtet e kontratës së re janë si ajo e vjetra.

Andaj, Dembele dhe përfaqësuesi i tij nuk janë të gatshëm që të vënë lapsin mbi letër.

Barcelona po e humb durimin dhe janë të gatshëm që të pranojnë oferta për të që sillen rreth 90 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme