Bardhi me klauzolë 50 milionë eurosh te Levante

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi do ta ketë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh te Levante, ekip me të cilin të martën rinovoi kontratën, kanë njoftuar mediumet spanjolle të mërkurën.

Bardhi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera. Krahas rritjes së pagës, 23-vjeçarit i është dyfishuar edhe klauzola e lirimit me kontratën e re.

Te Levante e shohin Bardhin si njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit dhe për këtë arsye i kanë caktuar një klauzolë të lartë lirimi.

Bardhi edicionin e shkuar iu bashkua Levantes nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro dhe shpërtheu në La Liga, duke shënuar nëntë gola në 26 paraqitje. Këtë edicion, ai ka një gol dhe një asistim në tetë ndeshje kampionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme