Bare: Fitojmë me Spanjën dhe kthehem në kombëtaren A

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i kombëtares së shpresave, Keidi Bare doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Spanjën. Bare tha se nuk i trembet Spanjës si dhe kërkon rikthimin në kombëtaren A.

“Ndjesia është e veçantë, por t’i lëmë ndjesitë unë dua vetëm të fitoj. Do të futemi të gjithë për të fituar dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Më vjen keq se kemi pasur ekip të mirë, kemi dominuar dhe kemi luajtur mirë e më vjen keq ku jemi në renditje. Mund të bënim më shumë. Edhe fati bën pjesën e vet, në futboll po nuk pate fat është e vështirë.

Por megjithatë, e përsëris që na mungoi goli, faza sulmuese që duhej të shënonim gola, kemi patur shumë raste që nuk i kemi shfrytëzuar. Unë kam qenë edhe në Kombëtaren A, por tani jam te Shpresa. Është vendimi i trajnerit për të mos më grumbulluar në këtë moment. E respektoj vendimin e tij dhe besoj se në një të ardhme do të jem sërish atje.

Atletico ka lojtarë të nivelit botëror si Griezmann, megjithatë, një lojtar duhet të ulë disa shkallë për t’u ngjitur më pas sa më lart. Duhet të stërvitesh sa më shumë për të fituar një vend dhe është gjëja më normale, po nuk u stërvite nuk e fiton. Me kalimin e kohës jam 100% i sigurt se do të kap vendin tim te Malaga”, tha Bare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme