Barella me kontratë të re

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Nicolo Barella së shpejti pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Interit, kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane. Mësohet se Interi, tashmë i ka ofruar Barella kontratë deri në vitin 2026 me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

24-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Interi këtë edicion, me tri gola e dhjetë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat. Barella te Interi u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Cagliari dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Të ngjashme