“Barella, mesfushori më i mirë në Evropë – është si mace e zezë”

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Barella është më i mirë në Evropë në pozitën e tij, ky është mendimi i Marco Tardellit.

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, veçoi mesfushorin e Interit si më të mirin ditët e sotme.

“Barella nuk është mesfushori më i mirë në Itali por në të gjithë Evropën. Italia dhe Interi janë me shumë fat që kanë mesfushorin më të mirë në ekip”, u shpreh Tardelli.

“Ritmi i tij i lartë i jep shumë kurajo shokëve të ekipit, ka një shpirt luftarak si askush tjetër. Ai ushtron presion në çdo minutë të lojës, prishë aksione, ndërton aksione, është i pa lodhur dhe vetëm vrapon. Shumë i vështirë për t’u dëmtuar, është si mace e zezë”.

Ai thotë se gjithmonë ka besuar në cilësitë e Barellas.

“Nuk kam pasur kurrë dyshime për të, është shumë kokëfortë në kuptimin e mirë të fjalës ndaj ka arritur këtë nivel sot. Është shumë e vështirë ta rrëzosh kur ka topin nëpër këmbë”, shtoi Tardelli, i mahnitur nga Nicolo Barella.

Barella është pjesë e Interit që nga viti 2019. Ai deri më tani ka bërë 103 paraqitje, ka shënuar 8 gola.

Të ngjashme