Baresi: Do të japim maksimumin për të arritur nivelin që i takon Milanit

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 15:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pak orë para ndeshjes miqësore Milan – Ferronikeli, është mbajtur konferencë për media, ku mysafirët u shprehën të lumtur që janë në Kosovë duke veçuar pritjen që i bënë tifozët kosovarë të Milanit, raporton Ekonomia Online.

Trajneri i ekipit te futbollit AC Milan, Franco Baresi, në përgjigjet e tifozëve rreth ekipit tha se do të japin maksimumin në lojë për të arritur në nivelin qw i takon Milanit.

“Meqë ka pas ndryshime në ekipin tonë ne besojmë që këtë herë do japim maksimumin dhe do jemi në nivelin që na takon”, tha Baresi.

“Milani ka bë disa lojë shumë të mira që premtojnë shumë dhe çdo lojë ka qenë më e mirë se tjetra. Me grumbullimin e lojtarëve që janë kthyer nga kampionate të ndryshme do kthehemi aty ku na takon”, tha ai, raporton EO.

Ndërsa se a do të luaj sonte Maldini Baresi tha se nuk e di.

“Për Maldinin nuk e dimë duhet ta pyesim atë”, tha ai.

Kush është lojtari më i mirë  që keni luajtur me të?

“Është e vështirë me bë një zgjedhje të mirë sepse tek ne ka pasur lojtarë të mirë” , shtoi Baresi.

Ish-futbollisti i Milanos, Masaro u pyet edhe për emrin e tij, ndërsa ai me buzëqeshje u ktheu përgjigje.

“Kur kam qenë i vogël daja më ka thirr Masar dhe kam qenë krenar me atë emër”, tha Masaro.

Ndeshja në mes Milanit dhe Ferronikelit do të mbahet në mbrëmjen e sotme, në ora 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme