Bartomeu i cakton objektivat trajnerit Setien – rrit menjëherë presionin për të

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Josep Maria Bartomeu i ka treguar Quique Setien objektivat e skuadrës.

Quique Setien është emëruar dje në krye të stolit të Barcelonës, pasi skuadra ndau rrugët me trajnerin Ernesto Valverde.

Skuadra po shkonte në një formë të dobët, dhe Setien do të duhet të bëjë punë të mirë për ta kthyer ‘Camp Nou’ në një shtëpi spektakli.

Por, përveç kësaj, trajneri i ri ka pranuar edhe zyrtarisht kërkesat e presidentit, për të arriturat e mundshme në këtë sezon.

“Në këtë moment dhe me këtë dinamikë, ne synojmë të fitojmë La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit” ka thënë Bartomeu, në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

Setien do të ketë telashe në fillim, për shkak edhe të mungesave, kur kihet parasysh se Luis Suarez është i dëmtuar, njësoj sikur Ousmane Dembele e Arthur.

Mbetet të shihet se sa do t’ia dalë Quique Setien që të kthejë skuadrën në majat e futbollit evropian.

Të ngjashme