Bartomeu: Mund të nënshkruajmë me çdo lojtar që duam edhe pas krizës së Coronavirusit

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar tifozët e klubit se qëndrojnë mirë financiarisht dhe në verë mund të nënshkruajmë me lojtarët që duan.

Barcelona ka qenë këtë vit e lidhur me një numër të madh lojtarësh pas një sezoni turbullues në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kriza e coronavirusit ka bërë që klubet të mendohen dy herë për blerje të reja, pasi fitimet kanë rënie shkaku i krizës.

Në një intervistë të tij, Bartomeu foli rreth kësaj çështje, por siguroi tifozët e klubit se janë në një pozitë të mirë dhe mund të blejnë ata që duan pas krizës.

“Abidal dhe Planes po punojnë për ndërtimin e një skuadre për sezonin e ardhshëm, e cila mund të garojë për gjithçka”, ka thënë fillimisht Bartomeu në intervistën për Diario Sport.

“Nuk dua të diskutoj emra, por do të jemi në gjendje të bëjmë transferime për lojtarët që duam të nënshkruajmë”.

“Ne jemi klubi më fitimprurës në futbollin botëror dhe mund të nënshkruajmë lojtarët që duam në këtë klub”.

“Klubi nuk është në rrezik. Kemi burime të tjera të të ardhurave përveç shitjes së biletave dhe të drejtave të TV, pasi kemi shkolla futbolli dhe muzeun e klubit”.

“Është e vërtetë që gjendja e jashtëzakonshme na ndikon më shumë sesa klubet e tjera, por gjithashtu do të thotë që ne mund të reagojmë më shpejt kur të marrë fund, për të fituar para”.

“Ne parashikojmë që ky treg transferimi të ketë shumë më pak para për shkak të pandemisë, por do të ketë akoma shumë lëvizje dhe parashikoj marrëveshje të shkëmbimit të lojtarëve”, përfundoi i pari i Barcelonës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme