Bartra kthehet në stërvitje për katër javë

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:18 | Nga

Pas shpërthimit në të cilin u dëmtua autobusi i Borusias, Bartra pësoi frakturë të nyjës së dorës, ndaj menjëherë të martën mbrëma u operua.

Marc Bartra, futbollisti i Borusia Dortmund i cili u lëndua gjatë sulmit mbi autobusin e klubit, do të kthehet në stërvitje për katër javë.

Pas shpërthimit në të cilin u dëmtua autobusi i Borusias, Bartra pësoi frakturë të nyjës së dorës, ndaj menjëherë të martën mbrëma u operua.

Përveç kësaj i janë nxjerrë copëza të xhamit nga dora. Thomas Tuchel, trajneri i Borusias konfirmoi se Bartra ndjehet më mirë dhe se dëshiron që menjëherë të aktivizohet, por kjo është e pamundur, sepse rikuperimi i tij do të zgjas katër javë.

Në ndeshjen e parë të çerekfinales, e cila në vend të martën u zhvillua të mërkurën, Monaco në stadiumin “Westfalen” mposhti nikoqirët e Borusias me rezultat 3:2. Ndeshja e kthimit është më 19 prill në stadiumin Louis II.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme