Baseli çon duart nga “i përkëdheluri” i Challandesit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova vazhdon të llogaritet talenti më i madh i Kosovës. Te trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ai është i padiskutueshëm në formacion, edhe kur nuk luan me ekipin e tij.

Challandes ka ditur të dalë shpesh kundër tifozëve, analistëve, mediave, por edhe vetë lojtarëve që ka në formacion, duke i dhënë hapësirë 20-vjeçarit në çdo ndeshje gati, qoftë si titullar, qoftë si rezervist i parë. Dhe në pozitën ku luan ai vlerësohet se konkurrenca te Kosova është e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Por kështu si zvicerani Challandes, nuk mendojnë edhe në vendlindjen e tij. Baseli ka njoftuar se do të kthejë në verë Zhegrovën, te klubi nga e ka marrë në huazim në fillim të këtij viti – Genk. Sipas mediave zvicerane, Baseli nuk është i kënaqur me të dhe as që do të shqyrtojë mundësinë e blerjes së kartonit të tij, gjë që e kishte si mundësi në fund të këtij edicioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme