Basha në Durrës: Mirënjohje për heronjtë e spitalit, kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së ndodhet në Durrës, për të qenë në kontakt me banorët që kanë nevojë për strehim dhe ushqim, si dhe për të parë nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në 3 pikat më të goditura në Durrës.

Gazetarja jonë Elda Menga ndodhet në Durrës aty ku dhe kreu u PD-së jep një deklaratë për media dhe shpreh mirënjohje ndaj stafit të spitalit për punën e jashtëzakonshme.

Në një deklaratë për media Basha shprehet se: “Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë personelin e spitali, të cilët janë heronj, sepse kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme. Natyrisht edhe për ekipet e ardhura nga jashtë. Zemra jonë është me të gjithë banorët e Durrësit. Me këtë solidaritet me këtë shpirt dhembshurie që ka shoqëruar punën e çdokujt, kemi treguar se në raste të tilla mund të jemi një familje e madhe pranë njëri tjetrit”.

Basha përgëzon punën e medias për raportimet e dhëna në kohë reale.

“Dua të falenderoj mediat për raportimet tuaja, që është kyç për informimin e qytetarëve. Për të luftuar panikun, shokun, tronditjen, vazhdoni raportimin me profesionalizëm”, tha ai./Top Channel/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme