Bashkëpunimi i ngushtë i nacionalistit serb me shqiptarët

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 10:57 | Nga

Sinisha Mihajloviq, dikur kundër shqiptarëve, tani bashkëpunëtorë i ngushtë me lojtarët nga shqiptarë
Sinisha Mihajloviq, në kohën sa ishte ylli në Itali, ishte i njohur për qëndrimet politike dhe antishqiptare.

Në vitin 1999, gjatë kohës së bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ai pati udhëhequr një protestë të futbollistëve serbë që aktivizoheshin në Itali, ku luante edhe vetë me Lazion.

Tentoi t’i çonte drejt një bojkoti të ndeshjeve, por ata u kërcënuan nga liga italiane dhe u zmbrapsën. Ishte rasti më eklatant ku sportistët individualë ishin përzier në çështje politike.

Mediat serbe e kanë përshkruar si një atdhetar të madh serb. Edhe vetë ishte deklaruar i tillë. Për “çështje nacionale” kishte përjashtuar nga Përfaqësuesja e Serbisë një lojtar boshnjak, pasi ai nuk kishte pranuar të këndonte himnin e Serbisë.

Por, gjërat ndryshojnë si trajner i klubeve italiane. Ai ka së paku tri përvoja ku ka pasur lojtarë shqiptarë në ekipe dhe të fundit janë shprehur mirënjohës ndaj serbit.

Mihajlovic kishte bashkëpunim të mirë me yllin kosovar, Valon Behramin gjatë qëndrimit te Fiorentina, kurse më pas punoi edhe me Shkodran Mustafin te Sampdoria.

Kurse, nga ky sezon, Mihajlovic do të ketë nën urdhërua edhe mbrojtësin e Kombëtare shqiptare, Arlind Ajetin, i cili para pak dite u transferua te Torino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme