Bashkimi i befason kryeqytetasit midis Prishtinës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 21:02 | Nga

Bashkimi ka fituar betejën e parë ndaj Prishtinës, duke e mposhtur në Pallatin e Rinisë.

Ka përfunduar sfida e parë e finales së madhe mes Prishtinës e Bashkimit, ku triumfuan mysafirët me 10 pikë diferencë.

Bashkimi e mposhti Prishtinën me rezultat 76:66, në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Kjo është një fitore e madhe për mysafirët, që ndeshjen e dytë e zhvillojnë në shtëpi.

Tifozët e Bashkimit, “Arpaxhikët” kishin udhëtuar në numër të madh sot në Prishtinë për të mbështetur skuadrën e tyre që ta shkruajë historinë.

Bashkimi është në kërkim të titullit të parë që prej pavarësimit të basketbollit kosovar. Skuadra që fiton tri ndeshje shpallet kampione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme