Bashkimi “dorëzohet” pa nisur stinori

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 09:18 | Nga

Bashkimi, në edicionin 2018/19 që nis këtë vikend me ndeshjet e xhiros së parë të Superligës në basketboll, do të jetë dukshëm me i dobët sesa edicionin e shkuar, kur për herë të parë në histori të vet fitoi titullin e kampionit.

Javën e shkuar, Bashkimi pësoi humbje të thellë në ndeshjen e Superkupës përballë Z Mobile Prishtinës, me shifrat 88:50. Në këtë ndeshje, Bashkimi nuk ishte as hija e edicionit të shkuar, në të cilin arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe të Ligës Ballkanike (BIBL), shkruan sot Koha Ditore.

Te Bashkimi gjatë verës u ndërrua kryesia, si dhe u larguan disa prej lojtarëve kryesorë, vendorët Mikaile Tmushiq, Altin Morina e Urim Zenelaj. Tmushiq e Morina iu bashkuan Prishtinës derisa Zenelaj u transferua te Ponte Prizreni, ekip që do të debutojë në elitë në edicionin 2018/19.

Në edicionin e ri, ekipi do të drejtohet nga trajneri Krunoslav Krajnoviq, që po punon për të pasur një ekip sa me kompakt dhe më konkurrues. Tash për tash, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm dy të huaj: Aleksandar Gorski e Michael James. Për t’u kompletuar ekipi, të paktën nevojiten edhe dy të huaj që pritet së shpejti të prezantohen te Bashkimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme