Bashkimi i trimëruar pret finalen me Prishtinën

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:49 | Nga

Dragan Radoviq në fundjavë do të nisë finalen e tretë si trajner i Bashkimit brenda pak javësh dhe ai është i bindur se kjo seri ndaj Sigal Prishtinës për titullin e kampionit të përfundojë ndryshe nga dy të parat.

Bashkimi humbi po ndaj Prishtinës në finale të Kupës, si dhe ndaj Levskit të Sofjes në finale të Ligës Ballkanike, shkruan sot Koha Ditore.

Të shtunën luan ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit të IP Superligës në basketboll. Prishtina është vendase në ndeshjen e parë dhe do të jetë edhe në ndeshjen e pestë eventuale.

Radoviq, që ka edhe një finale të humbur me Bashkimin sezonin e shkuar, ka mësuar mjaftueshëm për basketbollin e Kosovës në mënyrë që më në fund të festojë. Bashkimi sezonin e shkuar ishte mposhtur 3:1 në serinë finale për titull nga Prishtina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme