Bashkimi i vendosur të ndalë sundimin e Prishtinës

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 09:32 | Nga

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq është i vetëdijshëm për rëndësinë që paraqet fillimi me fitore i serisë finale të plejofit. Skuadra e tij vlerësohet se është në pozitë të mirë për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për trofe e në të njëjtën kohë për të ndërprerë dominimin e Sigal Prishtinës në kampionatin e Kosovës në basketboll.

Seria finale nis të shtunën (sot) me ndeshjen që luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga ora 19:00. Në Prishtinë do të luhen edhe ndeshja e tretë dhe ndeshja e pestë eventuale, ndërsa në Prizren luhen ndeshja e dytë dhe ndeshja e katërt eventuale. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione. Prishtina e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë dhe për këtë e ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë eventuale që mund të jetë vendimtare, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parë, me vetëm një humbje të pësuar pikërisht nga Bashkimi, Prishtina këtë edicion nuk ishte dominuese si në edicionet e kaluara. Po ashtu Prishtina ka fond të limituar lojtarësh me përvojë dhe vetëm një të huaj në përbërje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme