Basketbollistët kosovarë munden edhe nga Hungaria

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 21:08 | Nga

Pas humbjes nga Lituania, Kosova është mposhtur edhe nga Hungaria në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2019 në Grupin C.

Kosovarët u mposhtën me rezultat 84:76

Çereku i tretë ishte momenti kur përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti të mbajë hapin me hungarezët dhe u krijua distancë në pikë, pasi Kosova në pjesën e parë luajti mirë dhe 20 minutëshin e kishte përmbyllur me një pikë epërsi 35:36.

Edhe këtë ndeshje kosha-shënuesi më i mirë i Kosovës ishte Dardan Berisha me 22 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme