Basketbollisti amerikan merr pasaportën e Kosovës

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 18:25 | Nga

Basketbollisti amerikan Shawn Jones është pajisur me pasaportën e Kosovës.

24-vjeçari, që ka nënshkruar kontratë me Hapoel Jerusalemin, sezonin e kaluar luajti me MoraBanc Andorran.

Jones është basketbollisti i dytë pas Justin Doellman që ka marrë pasaportën e Kosovës.

Përpos kësaj dyshe, Kosova pritet të natyralizojë edhe një basketbollist dhe të tre do t’i marrë në turnetë përgatitore.

Kosova ka të drejtë të përdorë vetëm njërin basketbollist dhe këtë të drejtë e ka fituar ylli i Barcelonës Doellman.

Dy të tjerët mund ta zëvendësojnë kur ai lëndohet apo nuk mund të luajë për Kosovën.

Të ngjashme