Basketbollisti Besnik Sharku, sportist i vitit 2016 në Rahovec

Rahovec | 30 Dhj 2016 | 19:21 | Nga

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Rahovec u organizua shpallja e sportistit të vitit 2016, ku ishin të pranishëm qeveria komunale në krye me kryetarin Idriz Vehapin , laureatët dhe shumë ata të nderuar me mirënjohje. Fillimisht, sportistët të pranishëm i përshëndet kryetari Vehapi, i cili në vazhdim falëmnderoi të gjithë laureatët, duke theksuar sakrificën e tyre dhe poashtu falëmnderoi të gjitha ato biznese të cilët kanë ndihmuar vullnetarisht sportin në komunën e Rahovecit. Vehapi premtoi se edhe viteve në vazhdim komuna do të mbështet sportin sipas mundësive të cilët ofron buxheti komunal.

Të gjitha çmimet kryesore i kanë takuar me plotë meritë dhe pa konkurrence klubit të basketbollit Rahoveci, të cilit triumfalisht pa asnjë humbje janë inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar.

Në mesin e dhjetë më të mirët janë përzgjedhur Arion Balluku basketbollist, Bajram Kërndali futbollist, Hamid Mullabazi futbollist, Besim Hoti futbollist, Enesa Sharku shahiste kampionee Kosovës, Besim Sada automobilist, Samedin Hamza futbollist, Sabahudin Kollari shahist, ndërkaq epiteti i sportistit më të mirë të vitit unanimisht i ka takuar basketbollistit Besnik Sharkut. Klubi më i mirë është shpallur KB Rahoveci, trajneri më i mirë Ibrahim Hoxha, ndërkaq punëtori më i mirë është shpallur Alban Rama, drejtor sportiv i KB Rahoveci.

Me mirënjohje janë nderuar edhe Afërdita Qevani, futbolliste e Vllaznisë së Shkodrës dhe përfaqësueses së kombëtares, Murtez Hundozi shahist me rejting më të madh në Kosovë, si dhe futbollistët që luajnë për klube tjera, Isa Eminhazëri, Meriton Korenica, Arbër Shala, Durim Gashi e Qëndrim Gashi, kurse si shpresa e futbollit u shpall Visar Sokoli 16 vjeçar i KF Rahoveci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme