Basketbollisti i NBA-së kundër Erdoganit, merr mesazhe kercënuese

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 10:56 | Nga

Enes Kanter është kërcënuar me vdekje pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Qendra e Oklahoma City Thunder, i cili njihet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, përkatësisht kundërshtare e presidentit turk, është “bombarduar” me mesazhe kërcënuese në llogarinë personale të Twitterit.

“Do të vrasim”, “Do të vdesësh shpejti”, janë disa prej mesazheve kërcënuese që ka pranuar basketbollisti 24-vjeçar.

 Ditë më parë, basketbollisti turk tha se “nuk u ftua në Përfaqësuesen e Turqisë në kualifikime për Olimpiadë për shkak të qëndrimeve të tija politike”.

twitter 1

Të ngjashme