Bastien Toma i bashkohet Zhegrovës te Genku

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i talentuar shqiptar, Bastien Toma, është transferimi më i ri i skuadrës Genk në Belgjikë.

Klubi belg ka konfirmuar se lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Futbollisti është transferuar nga Sioni në Zvicër, ku edhe është zhvilluar si lojtar.

Te Genku ai gjen një tjetër futbollist shqiptar. Të premten, Genku ka konfirmuar se ka kthyer në skuadër Edon Zhegrovën pas huazimit te Baseli.

Të ngjashme