Bastien Toma: Mendoj vetëm për Zvicrën, nuk kam presion

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar, Bastien Toma, që luan te Genk, ka folur në një interviste për mediat zvicerane, ku ka thënë se aktualisht mendon vetëm për Zvicrën.

21-vjeçari i cili ketë sezon u transferua te skuadra belge Genk nga Sioni i Zvicrës, ka dhënë një intervistë për “Schweizer Radio und Fernsehen”.

Ai e ka vetëm një dëshirë, të luajë për kombëtaren A të Zvicrës, pasi që tani është pjesë e grupmoshave U21.

Shqiptari i kërkuar nga Kosova, në kualifikime për ‘EURO 2021’ me U21, në nëntë ndeshje ka arritur të asistojë gjashtë herë.

Ai konsiderohet që ka aftësi të mëdha për driblim, lojë inteligjente dhe një vizion të shkëlqyer.

Gjithashtu Toma posedon pasaportën e Kosovës dhe ka pasur kontakte të vazhduara me trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

“Unë e kam diskutuar me familjen time dhe nuk e ndjejë asnjë lloj presioni. Momentalisht nuk mendoj për asgjë tjetër pos Zvicrës”, u deklarua Toma.

Dëshira e 21-vjeçarit është t’i bashkohet Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ekipin A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme