Bastoni përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila dëshiron ta transferojë në Camp Nou.

Barcelona është e etur të nënshkruajnë një mbrojtës të ri qendror, i cili ua lehtëson punën për një kohë të gjatë.

Mediat italiane tashmë po raportojnë se drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë gjetur te Interi përforcimin e tyre të ri.

Sipas mediumit Calciomercato, Barcelona ia ka vënë sytë 21-vjeçarit italian, Bastoni dhe është e interesuar të nënshkruajë me të gjatë verës.

Sidoqoftë, Interi ngurron ta lerë lojtarin të largohet pasi është një titullar i padiskutueshëm dhe ka rritur shumë nivelin këtë sezon.

Në rast largimi, Interi do të kërkonte të paktën dyfishin e 30 milionë eurove që ata paguan te Atalanta për Bastonin tre vjet më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme