Bastoret sportive favorizojnë Greqinë në ndeshjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Pasi arritën fitoren e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror, sot “Dardanët” do të tentojnë ta arrijnë edhe të dytën brenda tri ditëve. Por, përballë vetes Kosova do ta ketë një kundërshtar edhe më të vështirë.

Përveç dy ekipeve, stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpres edhe tifozët “Dardanët” që rikthehen për ta përkrahur kombëtaren nga tribunat pas dy viteve, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Sipas bastores së madhe sportive bet365 e ka favorizuar Greqinë në këtë ndeshje, duke e kuotizuar me 2.2. Fitorja e “Dardanëve” ka kuotë 3.5, kurse barazim 3.1.

Momentalisht, në grupin B ku bën pjesë edhe Kosova prin Suedia me 9 pikë pas tri ndeshjeve, e ndjekur nga Spanja me 7 sosh, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

E treta gjendet Kosova me tri pikë pas tri ndeshjeve, e katërta Greqia me dy pikë nga dy ndeshje dhe Gjeorgjia e fundit me një pikë pas katër sfidave.

Në rast fitoreje sonte, Kosova do t’i bënte gjashtë pikë dhe do t’i rriste gjasat për të paktën vendin e dytë në grup. Tri ditë më vonë, më 8 shtator, “Dardanët” në “Fadil Vokrri” do të përballen me Spanjën.

Vendi i parë shkon direkt në Kupë të Botës, kurse vendi i dytë shkon në play-off për t’u kualifikuar në Botëror.

Të ngjashme