Batatina pas humbjes: E dominuam Dritën, fitoren ia dhuroi portieri ynë

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Tahir Batatina ka folur pas humbjes së Llapit nga Drita, ndërsa ka thënë se ekipi i tij dominoi ndeshjen, por humbi nga një gabim i portierit të tyre.

Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të dhe u shënua nga kapiteni i vendasve, Ardian Limani, pas një topi të kthyer nga portieri i Llapit, Arlis Shala.

Ky top i kthyer nga portieri ka bërë që trajneri Batatina ta fajësojë atë pas ndeshjes, ndërsa shtoi se ekipi i tij e dominoi kampionin në fuqi.

“Nga minuta e parë kemi dominuar skuadrën e Dritës e cila është kampione dhe në pozitën e dytë. Golin ia dhuroi portieri jonë i cili bëri gabim”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Djemtë treguan karakter të fortë dhe luajtën shumë mirë. Nëse e shohim sot në ndeshje, nuk e kemi ditur a është kampioni Drita apo Llapi”.

“Ndeshja tregon se cila skuadër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk i kemi dhënë hapësirë Dritës në asnjë aspekt të na dominoj”, përfundoi trajneri i Llapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme