Batistuta: Ja pse i refuzova Realin, Milanin dhe Man Unitedin për Fiorentinën

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Fiorentinës, Gabriel Batistuta, ka treguar përse e kishte refuzuar Real Madridin, Milanin dhe Manchester Unitedin gjatë karrierës së tij.

Batistuta vlerësohet nga shumë si njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të futbollit, por në karrierën e tij e ka fituar vetëm një titull në Serie A dhe një Kupë të Italisë.

Argjentinasi e ka pranuar se parapëlqente jetë të qetë në Florencë më përpara se një të zhurmshme dhe të ngjeshur në Real Madrid apo Milan.

“Kur isha në Fiorentinë, klube si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Milani më kërkonin mua, por përfundimisht unë parapëlqeva jetën e qetë në Florencë”, tha 50-vjeçari në Forumin e Biznesit Amerikan.

Edhe pse ka fituar vetëm dy trofe në karrierën e tij, Batigol e konsideron veten fitues.

“Unë nuk kam fituar pothuajse asgjë në karrierën time, por unë e konsideroj veten fitues. Jam i tillë sepse u sigurova që Fiorentina të garonte me ekipe të mëdha”, shtoi ai.

“Po të shkoja në Real Madrid, do të fitoja shumë trofe dhe do të shënoja më shumë se 200 gola, ama do të mërzitesha. E njëjta vlen edhe për Milanin”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme