Batshuayi do të vazhdojë me Dortmund

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 18:21 | Nga

Me formën shumë të mirë që e ka përcjellë që prej kalimit në Bundesliga, sulmuesi është i interesuar të vazhdojë në Westfalenstadion.

Sulmuesi i Chelsea, Michy Batshuayi, është i interesuar të diskutojë për të ardhmen e tij dhe kalimin tek Borussia Dortmund.

Tentimi i skuadrës gjermane për ta blerë sulmuesin në janar dështoi, por nëntë golat e tij në 14 ndeshje kanë forcuar përpjekjet e gjermanëve

Chelsea me shumë gjasë do të presë për nisjen e bisedimeve deri pas Kupës së Botës dhe mund të kërkojë rreth 60 milionë euro për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme