Bayern i pamposhtur deri më tani në vitin 2020

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Gjigandi gjerman Fc Bayern Munchen është i pamposhtur gjatë ndeshjeve të zhvilluara në fillimin e vitit 2020.

Në të gjitha garat bavarezët zhvilluan nëntë takime, duke arritur kështu të fitojnë tetë prej tyre dhe një barazim ndaj Leipzig.

Vlen të theksohet fitorja mjaft e rëndësishme në Londër e “Rekordmeister”, kundër Chelseat me rezultat 3 me 0, në kuadër të 1/16 të Champions League duke bërë që në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit ta kenë më të lehtë.

Në nëntë ndeshjet deri më tani Bayern ka shënuar plot 32 gola dhe duke pësuar vetëm shtatë.

Në këtë xhiro “Ylli i jugut”, e ka “demoluar” Hoffenheimin me rezultat 6 me 0.

Në fillimin e 2020-tës Bayern ka rikthyer edhe pozitën e liderit në Bundesliga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme