Bayern-i planifikon të transferojë Griezmannin

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 13:48 | Nga

Bayern Muencheni është duke bërë një plan ambicioz për të transferuar Antoine Griezmannin e Atletico Madridit verën e ardhshme, njofton “Bild”.

Kampioni i Gjermanisë mendon të paguajë klauzolën për lirim prej 200 milionë eurosh që Griezmann ka në kontratë me Atleticon, ndonëse ylli francez vetëm këtë verë ka vazhduar kontratën me skuadrën madrilene, transmeton Koha Ditore.

Bayerni duhet të zëvendësojë dyshen Arjen Robben (34) e Franck Riberi (35) dhe Griezmann është kandidat ideal. Mirëpo transferimi i Griezmannit do të jetë mision i vështirë, pasi Manchester United e Barcelona kishin tentuar të transferojnë francezin, por dështuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme