Bayern Munich me transferim 50 milionësh nga Serie A

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich janë duke synuar përforcimin e mbrojtjes me Nikola Milenkoviq nga Fiorentina.

Mbrojtësi 21 vjeçar, Nikola Milenkoviq, mund të largohet nga Fiorentina për të kaluar në Bundesligë, te skuadra e Bayern Munich.

Mediet në Itali raportojnë se bavarezët tashmë kanë kontaktuar Fiorentinën për Nikola Milenkoviq, ku janë informuar për çmimin e tij.

Thuhet se Fiorentina i ka kërkuar Bayernit hiq më pak se 50 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili është duke u vëzhguar nga disa skuadra evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme