Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, Ten Hag në listën e ngushtë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Bayerni Munich ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Hans-Dieter Flick, i cili zyrtarizoi largimin në fund të sezonit.

Flick me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, me përfundimin e Kampionatit Europian, kohë kur do të largohet trajneri aktual i pancerave, Joachim Loë.

Në listën e gjatë të kandidatëve për stolin e bavarezëve gjendet edhe trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili po bën një punë shumë të mire në drejtimin e harkëtarëve.

Ten Hag, i cili është nën kontratë me holandezët deri në 2022-shin, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët do të bëjnë maksimumin për ta afruar sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme