Bayern Munich – RB Leipzig, formacionet zyrtare të derbit të javës në Bundesliga

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munichu dhe RB Leipzigu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundsliga.

Bavarezët janë nikoqir të Leipzigut në takimin e vlefshëm për javën e 21-të në Bundesliga, takim që zhvillohet në Allianz Arena nga ora 18:00.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas një serie pozitive me gjashtë fitore radhazi dhe synojnë tri pikët e radhës për të krijuar epërsi pikërisht ndaj Leipzigut dhe rivalëve tjerë.

View image on Twitter

Në anën tjetër, mysafirët kanë një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit dhe synojnë rezultat pozitiv për të mos lejuar Bayernin të shmanget në garën për titull.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bayern: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Goretzka, Muller, Lewandowski;  

RB Leipzig: Gulasci; Klostermann, Adams, Upamecano, Angelino; Sabitzer, Halstengerg, Nkuku, Laimer; Olmo, Werner

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme