Bayern Munich thuhet se e do me ngulm ritransferimin e Toni Kroosit nga Real Madridi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich është i interesuar që të rikthejë sërish Toni Kroosin në skuadër, pasi e la të largohej para disa vitesh në drejtim të Real Madridit.

Bavarezët kanë bërë të ditur edhe më parë se janë të penduar që e kanë shitur mesfushorin gjerman te Los Blancos, mirëpo shpresojnë ta rikthejnë atë në këtë verë.

Sipas mediave në Gjermani, drejtuesit e Bayernit e kanë bërë prioritet rikthimin e Kroosit në Allianz Arena.

30-vjeçari ka kontratë edhe për tri vite me madrilenët, derisa nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Zinedine Zidanes.

Kështu, kampioni nga Bundesliga mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta rikthejë atë në skuadër, derisa vlera aktuale e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

Kroos do të marrë vendim rreth të ardhmes së tij në këtë verë, gjersa një rikthimi i tij te skuadra e fëmijërisë është i mundshëm

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme